Thirrja e Fatos Hoxhës për Bashën:
Largo të korruptuarit në krye të PD

Thirrja e Fatos Hoxhës për Bashën:<br />Largo të korruptuarit në krye të PD
Një deklaratë e fortë ka ardhur nga ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha. Ai i bën thirrje Lulzim Bashës të largojë menjëherë të korruptuarit që janë në krye të PD-së.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, i cili është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së i bën thirrje liderit të ri Basha  që të pastrojë sa më parëpartinë nga të korruptuarit.

Ish-deputeti  Fatos Hoxha, për “GSH”, apelon për ndarje përfundimtare nga të korruptuarit, trashëgimia e keqe dhe ata që i cilëson si pengmarrësit e piratët e PD-së. Gjithashtu ai akuzon edhe një grup njerëzish në këtë parti, të cilët sipas tij, e duan PD-në të marrë peng, të vogël, të rrudhur, të pafuqi e të mjerë.

Duke vlerësuar pozitivisht kryetarin e kësaj partie, Lulzim Basha, ish-deputeti Fatos Hoxha, i njohur tashmë për qëndrime kundër lidershipit të PD-së, deklaron se një kategori e caktuar,  janë bërë bashkë dhe janë kundër PD.

Në vijim ish-deputeti Hoxha u shpreh se kongresi nuk mund të jetë bashkimi, por duhet të jetë ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit dhe kultura e pandëshkueshmërisë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në mosbindje civile