Thirrja e Jahjagës për konsensus
VV: Nuk bisedojmë me PDK-në
Lëvizja Vetëvendosje, që është pjesë e koalicionit paszgjedhor me partitë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentet së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t'u takuar së bashku me të gjithë liderët politikë.
Lëvizja Vetëvendosje, që është pjesë e koalicionit paszgjedhor me partitë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentet së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t'u takuar së bashku me të gjithë liderët politikë.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, tha për mediat në Prishtinë se udhëheqësit e Vetëvendosjes, nuk do të ulen në një tavolinë me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ne nuk e shohim PDK-në si zgjidhje të problemit apo bisedën me të, por e shohim si vet problemin. Është qeverisja e PDK-së, që e ka katandisur Kosovën në këtë gjendje edhe ky ka qenë qëllimi pse blloku është bërë bashkë dhe pastaj edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka nënshkruar marrëveshjen e 10 shtatorit me ta. Pra, ne jemi shumica parlamentare, kemi 63 vota në Kuvend dhe duhet të na jepet e drejta për formimin e institucioneve në Kuvendin e Kosovës, e jo në takime të liderëve”, tha Vraniqi.
Gjatë kësaj jave, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar domosdoshmërinë e një takimi të përbashkët të liderëve politikë, në zyrën e presidentes.
“Nisur nga të gjitha këto kërkesa, besoj se është e domosdoshme që liderët e partive politike parlamentare të pajtohen që të mblidhen në një takim të përbashkët në Zyrën e Presidentes”, theksohet në një komunikatë për media nga presidenca .
Ndër të tjera, në komunikatë theksohet se qëllimi i takimit është gjetja e zgjidhjes përbrenda këtij kuadri të përcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetutës dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
36.9%
-
Më keq
44.4%
-
Njësoj
18.6%
Vota total: 1180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media britanike ‘The Sun’: Armët e kapura për në Angli, trafikoheshin nga një grup në Tropojë me lidhje në Londër
3 Gusht, 11:58
-
Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria thyen heshtjen zgjedhore në Himarë, vazhdon fushatën në ‘Facebook’ edhe sot
3 Gusht, 11:43
-
Aplikimet në universitet, maturantët afat edhe nesër për të aplikuar! Rrjeti akademik: Deri më tani 15 mijë kërkesa, kryesojnë informatika dhe mjekësia
3 Gusht, 11:39
-
Maliq/ Vendosnin baste sportive online, 3 në pranga, 2 në hetim! Sekuestrohen 5 celularë
3 Gusht, 11:29
-
Paris 2024/ Atleti shqiptar Franko Burraj kualifikohet në raundin e parë, përfundon garën e 100 metrave i 2-ti! Vendos rekord personal
3 Gusht, 11:08
-
Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë nga shpërbërja e Jugosllavisë deri sot
3 Gusht, 11:08
-
VIDEOLAJM/ Pamje mahnitëse nga kriporet e Nartës në Vlorë
3 Gusht, 10:56
-
Lushnjë/ Tentoi të vriste me thikë një person, në pranga 49 vjeçari (EMRI)
3 Gusht, 10:42
-
Durrës/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturina, por rrezikoi banesat, në pranga 48-vjeçari
3 Gusht, 10:29
-
Lejoi ndërtimet pa leje, kryeinspektori i Bashkisë së Divjakës dënohet me 1 vit burg
3 Gusht, 10:20
-
Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari
3 Gusht, 10:07
-
Sot heshtje zgjedhore, nesër zgjedhjet në Himarë! 15 muaj betejë për kryetarin e ri! 23 mijë qytetarë zgjedhin mes Vangjel Tavos e Petro Gjikurisë
3 Gusht, 10:05