Emigracioni është një nga pikat më të theksuara nga protestuesit përpara kryeministrisë, ndërsa një prej tyre bëri thirrje për pjesëmarrje më të lartë më 10 qershor për një lëvizje mbarëkombëtare që u paraprin zgjedhjeve të parakohshme.
“Ato biletat e lira që Rama i shet sikur na ka bërë nder, i ka bërë që të ikim sa më parë! Do t’i kthehen bumerang! Më 10 qershor është përvjetori i Lidhjes së Prizrenit! Hajdeni më 10 qershor, ta lidhim besën dhe t’i shporrim ata që besën e kanë lidhur me të keqen! Të bëjmë një lëvizje të përbashkët mbarëkombëtare! Po nuk u lidhëm me një grupim të përbashkët, t’i japim fjalën besa-besë njëri-tjetrit, asgjë s’ka për të ndryshuar. Po dha dorëheqje, kemi zgjedhje të parakohshme, ai fiton më shumë! Duhet t’i paraprijmë kësaj”, tha një protestues.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Zvërneci’/ Qytetarët në protestë, sjellin para kryeministrisë gomone: Emigrimi nuk është zgjidhje! Për herë të parë artikulohet krijimi i një partie









