Thirrja e shkrimtarit nga Gaza: Këtu në Rafah s’ka shpëtim, po vdesim

Thirrja e shkrimtarit nga Gaza: Këtu në Rafah s’ka shpëtim, po vdesim

Tel AVIV- Në Rafah, shpresa zgjat më pak se një akull. "Të premten e kaluar isha optimist për dy minuta," thotë me telefon Akram al Sorani. Shkrimtari 38- vjeçar Al Sorani, është një nga palestinezët e parë nga Rripi i Gazës që la shtëpinë dhe bashkë me familjen e tij u zhvendos në Rafah.

Sorani mendoi se urdhri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë drejtuar Izraelit për të ndaluar menjëherë operacionet ushtarake në Rafah që shkaktojnë dëme për civilët mund të ndryshojë gjërat.

Por se shpërthimet u intensifikuan më shumë.

“E megjithatë ne nuk kemi kohë as të gëzohemi që ka pasur bombardime të reja, si këtu në Rafah ashtu edhe në kampin Jabalia, në veri. Në të vërtetë, pas vendimit të Hagës shpërthimet u intensifikuan. Një strehë në pjesën perëndimore të Rafahut sapo është goditur, dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç kanë vdekur”, tha ai.

Në të kaluarën ai shkroi tre libra dhe artikuj për gazeta lidhur me luftën, ndërsa shkruan edhe në rrjetet sociale si  Facebook, për jetën e përditshme të dëshpëruar të një populli që nuk ka ku të shkojë.

“Ne mbijetojmë në tenda katër me katër metra. Ne kemi frikë të lëmë katrorin tonë të pëlhurës, sepse kemi frikë të mos jemi në shënjestër nga lart. Unë flas për çadrat, por realiteti është se ne flemë në rrugë. Ju nuk e keni idenë se çfarë do të thotë në këto kushte të duhet të bësh biznesin tënd: kur gjërat shkojnë mirë, ka radhë prej tetëdhjetë deri në njëqind veta përpara atyre pak tualeteve, do të të lë të imagjinosh higjienën. Pse bota nuk e ndalon Izraelin?”

Al Sorani, si rreth 700,000 personat e tjerë të zhvendosur në Rafah, panë gjurmuesit e tymit të tetë raketave të lëshuara nga Hamasi në Tel Aviv. Ai nuk e di se çfarë mesazhi është dhe as nuk i intereson. “Nuk kam nevojë të shikoj TV për të ditur lajmet më të fundit, ne jemi lajmet”. Nëse do të kishte mjaftueshëm para, do të paguante agjencitë që e çonin përtej kufirit në Egjipt dhe do ta nxirrnin familjen e tij nga Rripi. “Megjithatë, jam i vetëdijshëm se nuk do të shpëtojmë individualisht, por së bashku. Nuk e di pse nuk e pranuam shtetin palestinez në vitin 1948, por pse duhet ta bëjmë këtë sakrificë tani? Na ndihmoftë bota, po vdesim”. thotë ai. /Pershtatur nga La Repubblica/  shkruar nga gazetari Fabio Tonacci.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë