Thirrja e të rinjve maqedonas
në Shkup: Vdekje shqiptarëve

Thirrja e të rinjve maqedonas<br />në Shkup: Vdekje shqiptarëve
SHKUP- Rreth 100 të rinj maqedonas kanë protestuar sot para Qeverisë, me thirrjet kundër radikalizmit islamik dhe dënimit të autorëve të vrasjes së pesëfisht në Shkup.

Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve "INA", të rinjtë me flamuj maqedonas dhe kanë kënduar këngë nacionaliste dhe thirrje raciste antishqiptare dhe kundër Qeverisë ndër të cilat “Vdekje për shqiptarët”, “Stop terrorizmit islamik”, “Qeveria shqiptare”, etj.

Një pjesë e tyre kanë mbajtur të fshehur fytyrat dhe me kapela në kokë, duke urdhëruar që gazetarët të mos afrohen pranë turmës.

Para Qeverisë janë të pranishme forca të mëdha policore, që po ndjekin lëvizjen e turmës së vogël të protestuesve


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!