Vasili shpjegon arsye se përse vendosi që LSI të depozitonte padinë ndaj kryeministrit, edhe pasi Rama kërkoi ndjesë publike.
Kryetari i LSI shprehet se nuk ka dy drejtësi, një drejtësi për kryeministrin që e kalon me një "më fal" dhe një drejtësi tjetër për specialistin e thjeshtë të një ndërmarrjeje publike, i cili mund të jetë pushuar menjëherë nga puna për një foto të gjetur diku nga task-forca.
Pavarësisht se kreu i qeverisë kërkoi falje, LSI dje paditi kryeministrin Edi Rama për thirrjen që u bëri policëve për pjesëmarrje në fushatë zgjedhore.
Statusi i Petrit Vasilit
Më kanë pyetur se pse shkuam në padi ndaj kryeministrit për thirrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për pjesëmarrje në fushatë elektorale edhe pasi ai kërkoi ndjesë publike. Ja pse: Sepse nuk ka dy drejtësi.
Një drejtësi për kryeministrin që e kalon me një "më fal" dhe një drejtësi tjetër për specialistin e thjeshtë të një ndërmarrjeje publike, i cili mund të jetë pushuar menjëherë nga puna për një foto të gjetur diku nga task-forca me të cilën po bashkëjetojmë në kushte të panatyrshme.
dy.b/shqiptarja.com
