Thirrja për mosbindje, Balla: Basha i papërgjegjshëm, në fund të karrierës

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka dënuar thirrjet e Lulzim Bashës për mosbindje civile, ndërsa e ka cilësuar si të papërgjegjshëm. Për Ballën, Basha është në fund të karrierës së tij politike, ndërsa prokuroria duhet të rinisë hetimet duke hapur dosjen e Rrugës së Kombit për Berishën dhe Bashën. Përsa i përket LSI, Balla tha se në 2016 ishte pro tarifës dhe firmëtare.

Basha dhe Kryemadhi iu kanë bërë thirrje dje qytetarëve të mos paguajnë asnjë taksë dhe të bashkohen në protestë, që sipas tyre, do të jetë me të gjitha format. Por duket se vendimi ka hasur në kundërshti brenda LSI, pas deklaratave të sotme të deputetit Robert Bitri.

 

Është e paligjshme që një politikan bën thirrje që të mos paguhen taksat, kur mbi bazën e tyre funksionon buxheti, shkollat, spitalet, etj. Megjithatë në papërgjegjshmërinë e vet të Lulëzimit, halli i madh e ka zënë, disa fatalitete që e presin lidershipin e PD, cështja e financimit rus. Hetimi po ecën dhe Basha nuk duhet të vonojë për të dhënë dëshmi. Në 17 prill presim një lajm të mirë për integrimin dhe sjellja e opozitës ka të bëjë me pritshmëritë, që komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave pa asnjë kusht, por nuk është një lajm i mirë për treshen Berisha-Basha-Kryemadhi.

Procesi i reformës në drejtësi po ecën përpara dhe shqetësimi i treshes nuk ishte taksa e Rrugës së Kombit, por kundërvenia ndaj procesit të Reformës në Drejtësi dhe Vettingut, referimet për rastin e parë dhe të tjerët që do të shkojnë në fund. Rasti i dhunës kundër pronës publike apo private duhet të dënohet nga të gjithë. Një parti që vërshon të përdorë këtë rast për skenarë të mburojës që PD ka për hallet e veta nuk i bën mirë Shqipërisë. I bëj thirrje PD, dhe pozicionimit momental të LSI, që në 2016 ishin pro tarifës së kalimit në atë rrugë, madje firmëtarët, tani na janë pozicionuar në krahun tjetër.

E pa imagjinueshme që dy parti shkojnë në dyert e komisariateve për të dalë në krah të disa elementëve, 1/3 rezultojnë me të shkuar kriminale, nga trafik droge, te vjedhjet dhe dhuna. Dy parti që marrin përsipër të bëjnë avokatinë e tyre. Sjellja për mosbindjen civile? Pasi banorët e Kukësit të kuptojnë që për ata ka trajtim të veçnatë përmes një abonoje, kjo është përpjekje për t’u përdorur për qëllime politike. Pas dy javësh është momenti më i rëndësishëm i 10 viteve. Basha është në fund të karrierës politike dhe po mundohet të bëjë dëm Shqipërisë. Historia e rrugës Durrës-Kukës duhet hetuar dhe rihetuar. Rikthimi në vendin e krimit nga Basha dhe Berisha duhet të jetë për prokurorinë një element për t’u vendosur në hetim.
 

Deklarata e Kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faslliu: 04/04/2018 01:01

    O koke tul PS e rames dhe e jotja eshte e destinuar te rrezohet nga populli kuksianet e bone Ramen te rise dozen e qecusit nervore

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 03/04/2018 16:29

    Basha, Basha koke tunç, e Mona shale trasha.

    Përgjigju
  • Laprak: 03/04/2018 14:32

    more po si nuk u cum njehere si popull si e kemi tradite, po nga populli i veprave jemi kthy ne popull llafesh... vetem me llafe merremi e askujt sja mban me kundershtu per asgje!

    Përgjigju
  • ELA: 03/04/2018 13:08

    Te zbatohet ligji,sepse jane fut njerz ne burg nga gjykata per nje deklarim te reme ose p[er pak ashash qe nuk i kane bere dem kujt jo me per deme te tilla kafshet e kane vendin vetem ne kafaz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë