Thirrje ekstreme në protestën e sotme para kryeministrisë. Një protestuese tha se kryeministrin Edi Rama duhet ta varin në litar pasi nuk duhet ta mbajnë as në burg për të mos harxhuar taksat.
“Para 2 ditësh kryeministri u kujtua që ekzistojnë shqiptarët dhe mblodhi kabinetin qeveritar, duke kërkuar që të dilnin në terren dhe të pyesnin se çfarë hallesh kishte ky popull. Po 13 vite më parë ku ishte? Sot u kujtua që ky popull po vuan atje ku nuk duhet. Sot fshatrat janë të plakur, nuk ka njerëz. Qytetet e vogla janë plakur, shkollat janë mbyllur.
Të gjithë bashkë, në çdo cep, të ngrihemi dhe të mos e lëmë këtë kryehajdut që e ka kapur këtë vend dhe nuk po e lëshon. SPAK-ut i bëjmë thirrje: mos e tremb, se ke gjithë Shqipërinë me vete. Merre dhe arrestoje, se e meriton burgun. Jo burg, jo, se do e mbajmë me prapë me taksa. Ai do varur në litar, o njerëz. Atyre u duhet sekuestruar pasuria. Me pasuritë e këtyre pushtetarëve ne do të hapim 5 vite bukë dhe shumë të lumtur. Të gjitha bregdetet janë të privatizuara. Pse nuk arriti ky vend të bëhej si Turqia, që njerëzit të pushojnë? Këtu është çdo gjë e privatizuar”, tha qytetarja.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta, theksohen kërkesat e Goxhajt për Ramën! Eurodeputetja ekstremiste italiane pasi takoi Qorin: Shqipëria s’është plaçkë për t’u shitur! Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë








