Thirrje për bllokim të zgjedhjeve në
Kavajë, kallëzim për zyrtarët e PD

Thirrje për bllokim të zgjedhjeve në<br />Kavajë, kallëzim për zyrtarët e PD
Pas kallëzimit penal për bllokimin e rrugës me 1 orë në protestën e 24 prillit ndaj zyrtarëve të Partisë demokratike përfshi dhe kreun e saj Lulzim Basha, policia dërgon një tjetër padi në Prokurori.
 
Padia është regjistruar pak ditë para zgjedhjeve të 7 majit në qytetin e Kavajës dhe Policia kërkon të kryhen hetime pa përcaktuar emra konkret të të paditurish për qëndrimet e tyre publike për bllokim të votimit në këtë qytet.
 
Aktualisht ky kallëzim i është referuar prokurorit Enklid Gjini i cili po kryen verifikimet paraprake në bazë të pretendimeve të policisë.
 
Ndërkohë dhe pse kanë mbetur më pak se 2 javë nga votimet lokale të parakohshme në Kavajë, policia është duke u përgatitur për një plan masash për të krijuar rend dhe siguri ditën e zgjedhjeve.
 
Kallëzim penal është depozituar me dy vepra përkatësisht atë 325 të kodit penal për pengim të subjekteve zgjedhore dhe 222 për thirrje publike për veprime të dhunshme.

Prej disa kohësh nga “Çadra e lirisë” eksponent të lartë deputet por dhe vetë kreu i PD-s Basha ka bërë thirrje se nuk do të lejojë që në Kavajë më 7 maj të mbahen zgjedhje pa opozitën dhe ata nuk do të marrin pjesë pa u plotësuar kushti i qeverisë teknike.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën