Aurela Gaçe ka reaguar në rrjetet e saj sociale për posterat e ngjitur në vende të ndryshme në Tiranë, ku kërkohet të bojkohet muzika dhe koncertet e saj. Në këtë periudhë “piku” për të gjithë këngëtarët shqiptarë, edhe Aurela ka anoncuar se do të jetë në Shkodër për të çelur sezonin veror. E pas këtij pasqyrimi, reagimi i shqiptarëve nëpër rrjete ka qenë i madh pikërisht për momentin e zgjedhur, teksa çdo ditë para kryeministrisë protestohet kundër qeverisë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, ka një përgjigje të gjatë për ta, ku asesi nuk e pranon pretendimin e tyre. Madje thekson se është krah protestuesve, duke evidentuar edhe datat që ka qenë në protestë, sikurse në fund e mbyll duke treguar dilemën për të ardhmen e fëmijve të saj. Natyrisht, nuk fsheh realitetin duke zbuluar se familjarët e ngushtë janë jashtë vendit, ndërsa i duhet të ndihmojë prindërit për të jetuar për shkak të pensioneve të pamjaftueshme nga shteti shqiptar.
Postimi i plotë
“Dje, më dërgonin miqtë një postim të tillë, ku shpallesha "Armike" nga dikush që mendon ose beson se e do Shqipërinë më shumë se unë. Kam dalë në protesta unë qysh studente e për Armët kimike, e kam protestuar me gjithë qënien time edhe me tekste shumë të forta këngësh, e sigurtë që vajza në fjalë mbase nuk është në dijeni.
Madje, mbase nuk është në dijeni se kam qënë edhe në shesh krah popullit tim edhe tani (me datë të saktë nga arkiva ime). Kam reaguar disa herë në mënyrën time në këtë dritaren time, por mesa duket nuk i pëlqen kësaj zonjës.
1-Mua nuk më tregon as dikton dot askush se si ta dua vendin tim.
2: Nëse ankoheni për diktaturë, atëherë përse ti vetë dikton se si duhet të sillemi? A nuk është dhunë edhe kjo?
Kjo më tregon qartazi se nëse ti bëhesh me pushtet ne ardhmen , ti të shkel me këmbë.
Kam shumë arsye se përse ndjej se duhet të protestoj.
Jetoj këtu edhe e di mirë peshën e rëndë që ka një Shqiptar mbi shpatulla.
E di sepse luftoj vetë për çdo gjë .
Kam zgjedhur të punoj pastêr që nesër të shoh veten në pasqyrë e të mos kem turp). Për disa kolegë mund të jem treguar budallaqe, por dinjitetin tim e kam shumë më të shtrenjtë .
Jam bijë e këtij populli e jam krah popullit tim që ka kaq vite që tërhiqet zvarrë për të fituar bukën, për të paguar qiranë, për t'u shëruar në dyert e spitaleve ( Kam edhe une prindër e fis e farë, e sigurisht edhe unë jam njeri që nesër mund të përballem me çdo gjë).
Jam bijë e dy pensionistëve që sigurisht kanë punuar me ndershmëri si çdo shqiptar, e sot pa ndihmën e fëmijëve nuk i ja dalin, e këtë nuk ma kundërshton dot njerI. Jam motër e një vëllai e motre që kanë ikur, e nënë e dy fëmijëve që sigurisht kam dilemat e çdo prindi për të ardhmen ( të cilën kam frikë se nuk e shoh këtu).
Është listë e gjatë nëse listoj arsyet pse protestoj. Populli nuk është i lumtur e kêtë prapë s'ma kundërshton dot njeri. Por, kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj atij që nuk vepron si ti, kjo tregon sa të dhunshëm mund te bëhen njerëzit.
Komente









