Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një pamje nga qyteti i Koplikut. Në një video të ndarë në rrjetet sociale Rama ka ndarë pamjet e një vepre arti të artistit me famë botërore Liu Rouwang.

Kreu i qeverisë shkruan se kjo vepër simbolizon reagimin e natyrës ndaj agresionit njerëzor dhe mbrojtjen e diversitetit.

‘MIRËMËNGJES  dhe me këtë vepër të bukur publike në hyrje të Koplikut, Malësi e Madhe, "Eolves Coming", vepër e artistit kinez me famë botërore Liu Rouëang, e cila simbolizon reagimin e natyrës ndaj agresionit njerëzor dhe thirrjen "ulëritëse" për ta mbrojtur diversitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.