TIRANE- Gate Mahmutaj, i cilësuar nga policia dhe prokuroria si njeriu që drejtonte grupin kriminal në Lazarat komunikimet e fundit telefonike, para se të dorëzohej, i ka pasur me kryetarin e Komunës Lazarat, Dashnor Aliko dhe deputetin e LSI Vangjel Tavo.
Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë grupit hetimor, të cilat thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se nga verifikimi i telefonit të Razip (allias Gate) Mahmutaj, komunikimi i fundit që ai ka bërë para se të vetëdorëzohej në polici, është me kryekomunarin Dashnor Aliko dhe deputetin e LSI në Qarkun Gjirokastër, Vangjel Tavo. Numrat e këtyre dy zyrtarëve janë gjetur në telefonin e Mahmutaj, ndërkohë që gjatë intervistimit të tij nga prokurorët, Mahmutaj ka pranuar se kishte biseduar me Vangjel Tavon dhe kryekomunarin Dashnor Aliko.
/Shqiptarja.com

Pas vetëdorëzimit Live me A1 Report, Mahmutaj sillet në Tiranë
VIDEO/ telefonata qe e bindi te dorezohet