Thirrjet e PD për tubim në Tiranë, në Bradashesh vendoset pikë kontrolli! Trafik i makinash, ngec ambulanca (VIDEO)

Që në orët e para të mëngjesit në rrugët që lidhin Elbasanin me Tiranën janë vendosur post-blloqe të shumta duke kontrolluar shumicën e drejtuesve të automjeteve. Por kjo situatë ka krijuar një trafik të rënduar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, aq sa edhe një autoambulancë e pati të vështirë të çajë mes automjeteve të bllokuara në radhë kilometrike.

Burime për ReportTv thonë se nuk janë lejuar të kalojnë drejtuesit e makinave që nuk figurojnë rezidentë në Tiranë, apo që nuk punojnë në kryeqytet.

Vetëm në aksin Elbasan-Bradashesh janë vendosur 3 postblloqe të cilët kontrollojnë automjetet.

Krijohet trafik i rënduar te rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, pasi në të është ngritur një postbllok për të mos lejuar asnjë automjet t'i drejtohet Tiranës. Kjo për respektimin e rregullave të vendosura nga qeveria, por edhe për të shmangur militantët t'i përgjigjen thirrjes së kreut të PD-së për tubimin e orës 16:30 në Tiranë.

Për shkak se mjetet po kontrollohen një më një, ka sjellë dhe një rëndim të trafikut. Gjithashtu aty është bllokuar edhe ambulanca, e cila ishte me sirena ndezura për të transportuar urgjent një pacientë. Është dashur ndërhyrja e policisë, për të bërë të mundur që ajo të kalojë dhe të vazhdojë rrugën drejt Tiranës.

Në lidhje me pikat e kontrollit në Bradashesh ka reaguar dhe ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi i cilëson si terror që qeveria kryen ndaj qytetarëve, në një kohë kur ata duhet të jenë të lirë të lëvizin.

"Për të parë tmerrin që ka pushtuar regjimin e Ramës nga reagimi qytetar, nuk mjaftojnë vetëm pamjet  e vrerosura të kalorësit të çmendur të apokalipsit historik e kulturor. Ai lexohet mirë me dhunën dhe arrogancën e policisë së partisë. Grahmat e fundit kanë hyrë në fazën e numërimit mbrapsht. Me urdhër të grahmave të tij dhe sot, megjithëse është dita e hapjes së madhe, është bllokuar përsëri rrethrrotullimi i Bradasheshit, Elbasan në drejtim të Tiranës. Regjimi kërkon oksigjen nëpërmjet terrorit dhe marrjes së asaj pak lirie të njerëzve, pasi i ka grabitur çdo gjë tjetër. Por përballja s’ka për të vonuar dhe vdekja që Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete në fatin e tij politik, të volusor tashmë në rrënojat e kazmës së tij ndaj historisë e demokracisë", shkruan Boçi.


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë