
Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka bërë thirrje qytetarëve për protesta për të mbrojtur sipas saj demokracinë, e cila është në rrezik më shumë se asnjëherë. Pas protestës së djeshme, Voltana Ademi me një status në facebook bën thirrje qytetarëve "të japin kontributin e tyre në këto momente të vështira për të mbrojtur të drejtat e tyre që nëpërkëmbën nga kryeministri".
"Është detyrë e çdonjërit prej nesh, e çdo shqiptari të japë kontributin e tij për Shqipërinë, në këto momente shumë të vështira! Nuk është çështje partish, nuk është çështje thjesht e zëvendësimit të një qeverie me një tjetër! Është çështje e DEMOKRACISË që sot është në rrezik më shumë se asnjëherë! Ky kryeministër, jo vetëm nuk pyet për institucione, jo vetëm nëpërkëmb çdokënd që e kundërshton, jo vetëm shkel liritë e të drejtat më elementare të qytetarëve, por dhunon ditën për diell edhe në fokusin e mediave gazetarë, studentë, të rinj e të moshuar", shkruan Ademi.
Në kohë pandemia dhe fatkeqësie natyrore në të cilën ndodhet vendi, protestat dhe grumbullime janë të ndaluar me ligj dhe është end e paqartë se si këto qytete duhet të mblidhen në Tiranë dhe të mbështesin opozitën në thirrjen e saj.
Lajmi kryesor:
Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës





