![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/652d429e131b6thomas.JPG)
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër më 18:00 në "Air Albania", sfidën miqësore me Bullgarinë. Dueli vjen pas triumfit 3-0 që tanët siguruan disa ditë më parë kundër Çekisë po në Tiranë, me duelin që vlente për grupin E të Euro 2024.
Thomas Strakosha, portieri i Brentford në Premier League tha se këtë e shohin si një ndeshje zyrtare.
"Debutimi në Premier League dhe Kombëtarja? Ndihem shumë mirë, jam krenar që po luaj në Premier League. Kushdo që luan në Kombëtare duhet të jenë gati dhe objektivat vlejnë. Nuk futemi për të humbur, jemi këtu për të fituar. Çdo ndeshje vlen për të kuptuar njëri-tjetrin.
Jam i lumtur që jam në Premier League, kam cilësi për të luajtur aty. Nëse nuk provon nuk e di nëse është mirë apo keq. Tani dua të jem në Europian.
Në Kombëtare jemi të lumtur, duket edhe nga jashtë. Kjo është ajo që na ka munguar gjithë ato vite. Grupi të bën të ndihesh mirë dhe të kesh rezultate.
Ndryshimi Reja - Sylvinho? Na ka munguar grupi. Gjëja më e mirë që ka bërë trajneri është krijimi i këtij grupi, jemi pranë njëri-tjetrit. Tani që jemi afër Euro 2024 po mendojmë si do luajmë në Europian. Na duhet edhe një pikë, por ekipin e kemi për të provuar diçka më shumë se thjesht të luajmë.
Derbi me Berishën për një vend në Europian - Kemi edhe shtatë muaj për Europianin, nuk i dihet në jetë. Jam i lumtur që jam me Kombëtaren dhe kam shëndet të mirë.
Bullgaria - Presim një ekip që do mbrojë dhe do na sulmojë me goditje standarte. E shohim si një ndeshje zyrtare, vetëm kështu do kemi një mënyrë loje", tha Strakosha.
Lajmi kryesor:
Ndeshja me Bullgarinë, Sylvinho flet edhe për Brojën: Kualifikimi vendoset në nëntor, nesër me 4-5 ndryshime! Strakosha: Trajneri ka krijuar grupin
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kategoria e Parë/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit
16 Shkurt, 15:48
-
Egnatia - Partizani dhe Dinamo - Vllaznia, raundi i 25-të i Superligës në dy ditë! Agjenda dhe fjala e trajnerëve
14 Shkurt, 09:54
-
Rival me Roberto Mancinin, trajnerin Sylvinho e kërkojnë në vendlindje! Presidenti flet me video-telefonatë
13 Shkurt, 15:12
-
VIDEO/ Anis Mehmeti në superformë, shënon dopietë dhe thyen rekordin personal! 'Sms' Sylvinhos
13 Shkurt, 09:46
-
Lufta në Ukrainë, UEFA sposton ndeshjen në 'Elbasan Arena'
12 Shkurt, 10:18
-
I lindur në Francë dhe pjesë e Mainz, Sylvinho bën gati afrimin e ri në Kombëtare
12 Shkurt, 08:53
-
Vora dhe Flamurtari në garë për titullin kampion, përcaktohet kalendari i fazës së tretë në Kategorinë e Parë
11 Shkurt, 14:41
-
Renditja/ Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi 'zhyt' Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë, 0-0 në Durrës
10 Shkurt, 19:16
-
Dhuna në derbin e kryeqytetit, FSHF: Përgjegjëse policia, s'është hera e parë që nuk bashkëpunojnë! Mund të pezullojmë garat
10 Shkurt, 18:36
-
Euro 2027, ‘The Guardian': Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë
10 Shkurt, 16:37
-
Tiranë/ Sherri në derbin e kryeqytetit, nën hetim Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit dhe delegati i FSHF-së! 3 tifozë të arrestuar dhe 5 nën akuzë (EMRAT)
10 Shkurt, 09:12
-
Partizani dhe Tirana barazojnë 1-1! Derbi nisi me sherr në tribuna dhe u mbyll me dhunë e shtatë kartona të kuq në fushë! Fitojnë Egnatia e Vllaznia, dorëhiqet Nevil Dede
9 Shkurt, 19:01