'Thriller' në grupin D të Euro 2024, Kroacia merr një biletë! Rumania fiton me Zvicrën, Kosova e mbyll me turp

Janë zhvilluar mbrëmjen e së martës shtatë ndeshjet e fundit të kualifikueseve për Euro 2024, teksa Kroacia është skuadra e fundit që merr një biletë për në finalet e "Gjermani 2024", duke plotësuar kështu panoramën e plotë të 21 skuadrave që dalin nga ndeshjet kualifikuese.

Në "Maksimir" të Zagrebit, kroatët fituan 1-0 kundër Armenisë në një ndeshje që nuk ishte e lehtë për djemtë e Zlatko Dalic. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ante Budimir në minutën e 43-të, duke i dhënë të tijve tri pikë dhe një biletë për në fazën finale të Euro 2024. Kroacia kalon si e dyta e grupit D, teksa po në këtë grup Uellsi dhe Turqia barazuan 1-1, me turqit e Montellas që e mbyllin në vendin e parë me 17 pikë, një më shumë se Kroacia.

Kosova humbi 0-1 me Bjellorusinë në "Fadil Vokrri", për ndeshjen e fundit në grupin I të Euro 2024. Me këtë disfatë Dardanët mbyllin në mënyrën më të keqe një sezon të nisur jo mirë. Ishte Antileskiy në minutën e 43-të që shënoi një supergol nga jashtë zonës, për tri pikët e bjellorusëve. Me 11 pikë, Kosova e Primoz Gliha e mbyll këtë fushatë në vendin e pestë ose thënë ndryshe të parafundit. Dy fitore, pesë barazime dhe tre humbje për Kosovën, që ka shënuar dhjetë gola dhe ka pësuar po kaq në dhjetë ndeshjet e Euro 2024. Pas kësaj ecurie, pritet që Kosova të shohë pozitat e Glihas në krye të ekipit.

Po në grupin I, Rumania fitoi 1-0 me Zvicrën në Bukuresht. Goli i Alibec në minutën e 50-të i dha vendin e parë rumunëve me 22 pikë, duke lënë helvetët të dytët me 17 pikë. Kosova vetëm e pesta me 11 pikë. Në sfidat e tjera, Greqia barazoi 2-2 me Francën.

Gjermania ka qenë skuadra e parë e kualifikuar si vendi pritës, e me radhë sipas kohës kur janë kualifikuar dhe kanë siguruar biletën edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Skocia, Spanja, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Shqipëria, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra, Serbia, Italia, Çekia, Sllovenia dhe Kroacia. Tre skuadrat e tjera që duhen për të plotësuar numrin 24, aq sa do jenë ekipet pjesëmarrëse në "Gjermani 2024" do vendosen nga faza play-off e Ligës së Kombeve.

Rezultatet:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Plotësohet panorama e 21 skuadrave të Euro 2024, tre të mbeturat nga play-off! Ndarja e vazove

 
Gjermania ka qenë skuadra e parë e kualifikuar si vendi pritës, e me radhë sipas kohës kur janë kualifikuar dhe kanë siguruar biletën edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Skocia, Spanja, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Shqipëria, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra, Serbia, Italia, Çekia, Sllovenia dhe Kroacia. Tre skuadrat e tjera që duhen për të plotësuar numrin 24, aq sa do jenë ekipet pjesëmarrëse në "Gjermani 2024" do vendosen nga faza play-off e Ligës së Kombeve. Do jetë 2 dhjetori në Hamburg, aty ku do hidhet shorti për gjashtë grupet me nga katër skuadrat që do përballen nga 14 qershori - 14 korrik në "Gjermani 2024".

Ndarja e vazove
Ora 22:50
VIDEO/ Kosova në 'rënie të lirë', mundet 0-1 nga Bjellorusia në Prishtinë! Dardanët të parafundit në grup


PRISHTINË - Kosova humbi 0-1 me Bjellorusinë në "Fadil Vokrri", për ndeshjen e fundit në grupin I të Euro 2024. Me këtë disfatë Dardanët mbyllin në mënyrën më të keqe një sezon të nisur jo mirë. Ishte Antileskiy në minutën e 43-të që shënoi një supergol nga jashtë zonës, për tri pikët e bjellorusëve. Me 11 pikë, Kosova e Primoz Gliha e mbyll këtë fushatë në vendin e pestë ose thënë ndryshe të parafundit. Dy fitore, pesë barazime dhe tre humbje për Kosovën, që ka shënuar dhjetë gola dhe ka pësuar po kaq në dhjetë ndeshjet e Euro 2024. Pas kësaj ecurie, pritet që Kosova të shohë pozitat e Glihas në krye të ekipit.

Renditja
S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 22/11/2023 03:23

    E ku ishte trilleri ketu?Ato qe pretendonin me 99% ato dolen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta: Merrni shembull nga Vasil Laçi dhe Vojo Kushi! Italianët i duam, por si pushtues nuk i durojmë

Meta: Merrni shembull nga Vasil Laçi dhe Vojo Kushi! Italianët i duam, por si pushtues nuk i durojmë