'Thuaji JO alkoolit'/Policia Rrugore mesazh shoferëve që konsumojnë pije alkoolike dhe drejtojnë automjetin 

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, efektivët e policisë së Tiranës u kanë shpërndarë drejtuesve të automjeteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, broshura sensibilizuese me qëllim përcjelljen e mesazheve mbi pasojat e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Erion Ahmeti gjatë një prononcimi është shprehur: “Përveç masave represive që Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore ka ndërmarrë gjatë gjithë kohës, sidomos fundjavave për ndëshkimin e atyre kundravajtjeve që janë rrezik i shtuar për jetën dhe shëndetin e shtetasve, siç është përdorimi i alkoolit ose ecja me shpejtësi, gjatë gjithë ditës së sotme është zhvilluar edhe një fushatë sensibilizuese me drejtuesit e mjeteve, jo vetëm për ata që janë drejtues mjetesh, banorë të Republikës të Shqipërisë, por edhe ata që vijnë nga shtetet e tjera për të kryer pushimet.

Në lidhje me sensibilizimin dhe me parandalimin e ngjarjeve rrugore, janë shpërndarë fletëpalosje në bashkëpunim dhe me shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore, jo vetëm Policia Rrugore, për një sensibilizim më të qartë të drejtuesve të mjeteve gjatë sezonit turistik. Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, për shkak të këtyre masave represive të marra gjatë gjithë kohës, ka bërë të mundur uljen e një numri të konsiderueshëm të ngjarjeve rrugore me pasojë jetën e shtetasve, por edhe atyre me dëme materiale”.

Thuaji JO alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, për një udhëtim sa më të sigurt.

Ora 18:40
FOTO/ 'Thuaji JO alkoolit'/Policia Rrugore mesazh shoferëve që konsumojnë pije alkoolike dhe drejtojnë automjetin
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      21 Dhjetor, 15:03

      Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



    ×

    Lajmi i fundit

    Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit

    Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit