Thuajini “jo” dembelizmit
filloni aktivitetin fizik

Thuajini “jo” dembelizmit <br />filloni aktivitetin fizik
Po sikur dikush tju thotë se jeni një hap larg të qënit i shëndetshëm, elegant… jetëgjatë? Do mendoje si? Sipas një mori studimesh është pikërisht aktiviteti fizik çelësi për një jetë cilësore dhe të shëndetshme! Ushtrimet e rregullta fizike ju ndihmojnë jo vetëm me mbajtjen e peshës ideale, por shërbejnë edhe për parandalimin e shumë sëmundjeve kronike. Lista e të mirave që ju sjell aktiviteti fizik është pa fund. Ju mbetet vetëm të filloni!
Ju duhen arsye për të filluar aktivitetin fizik? Ja 7 si fillim

'Pavioni' i sëmundjeve- larg
Kërkimet kanë treguar se çdo lloj aktiviteti fizik, në çfardolloj moshe, sjell benefite. Madje funksionon në përpjestim të drejtë : Sa më shumë aktivitet aq më shumë benefite. National Academy of Sciences rekomandon që secili prej nesh të kryejë të paktën 1 orë në ditë aktivitet fizik. Duket si kohë e gjatë, por mund të bëhet në formën e seancave me minutazh të caktuar gjatë gjithë ditës (si psh 15 minuta ecje, 15 minuta pastrim i shtëpisë, 15 minuta kopshtari etj që në fund bëjnë 1 orë).
Aktiviteti fizik është baza e çdo programi që secili mund të ndjekë për të rënë nga pesha, duke djegur masën dhjamore pa humbur masë muskulore. Veç kësaj aktiviteti fizik ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Sëmundjet e zemrës
Aktiviteti fizik i rregullt, forcon muskulaturën e zemrës, ul tensionin e gjakut, rrit sasinë e kolesterolit të 'mirë' (HDL) dhe ul sasinë e kolesterolit të 'keq' (LDL) sidhe lehtëson qarkullimin e gjakut. Të gjitha këto çojnë në ulje të rrezikut për infarkt dhe sëmundje të tjera të zemrës. Hulumtuesit në Duke University sugjerojnë se sasia e aktivitetit fizik ka më më shumë rëndësi dhe impakt në shëndet. sesa intensiteti i tij. Sipas The New England Journal of Medicine, këta hulumtues dolën në përfundimin se çdo lloj aktiviteti fizik është më mirë se mos të bëni fare.

Infarkti
Në një analizë të 23 studimeve, kërkuesit dolën në përfundimin se të qënit aktiv e ul rrezikun për të patur apo vdekur nga infarkti. Sipas një studimi të publikuar në revistën Stroke, pjesëmarrësit të cilët bënin aktivitet fizik të moderuar, patën 20% më pak risk për infarkt sesa pjesëmarrësit që nuk kryenë asnjë aktivitet fizik.

Diabeti Tip 2
Kjo sëmundje po rritet me hapa të shpejtë. Aktiviteti fizik ndihmon në rënien në peshë dhe ndihmon në parandalimin dhe kontrollin e kësaj sëmundjeje. Rënia në peshë rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës, përmirson sheqerin në gjak dhe ul tensionin, të gjitha këto shumë të rëndësishme në personat me këtë sëmundje
Në një studim të publikuar në Annals of Internal Medicine, Frank Hu, MD, doli në përfundimin se ecja për një orë gjatë ditës mund ta ulë rrezikun për Diabet tip 2 me 34 % .

Obezitei
Mbipesha dhe obeziteti mund të parandalohen ose trajtohen me ushtrime dhe dietë të shëndetshme. Aktiviteti fizik ndihmon në rënien e dhjamit të trupit dhe rritjen e masës muskulore duke rritur kështu aftësinë e trupit tuaj për të djegur kaloritë. Çelësi për rënien nga pesha është kombinimi I marrjes së ulët të kalorive dhe aktivitetit fizik. Mbajtja nën kontroll e obezitetit është kritike, pasi ai është një factor risku madhor I shumë sëmundjeve. Ulja e indeksit të masës trupore (BMI) është një mënyrë e sigurt për të jetuar një jetë të shëndetshme dhe evituar vdekjen e parakohshme.

Dhimbja e kurrizit
Dhimbja e kurrizit mund të menaxhohet ose parandalohet me një program fitnesi që përfshin forcimin e muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit. Një posturë (qëndrim) I mirë dhe korrekt si dhe një abdomen (bark) I fortë është mbrojtja më e mirë e trupit kundër dhimbjes së kurrizit

Osteoporoza
Ushtrimet gjatë të cilave mbani një peshë të caktuar (hyn edhe ecja, ngjitja e shkallëve, kërcimi, mbajtja e peshave) forcon konstruktin kockor dhe ndihmon në parandalimin e osteoporozës ose humbjes së masës kockorë në gratë pas menopauzës. Kombinoni një dietë të pasur më kacium dhe vitamnië D me ushtrimet më sipër. Sipas The Journal of the American Medical Association femrat që ecnin 4 apo më shumë orë në javë, kishin 41% më pak fraktura të baçinit sesa ato që nuk bënin fare aktivitet.

Benefite psikologjike
Një nga të mirat e aktivitetit fiziktë rregullt është rritja e vetëvlerësimit. Gjatë aktivitetit, organizmi çliron substance të quajtura endorfina të cilat përmirësojnë humorin dhe ju bëjnë të ndjeheni mirë. Ndjesia që pason një seancë vrapi apo palestre përshkruhet si euforike dhe shoqërohet me një pamje shumë energjike të personit. Madje aktiviteti fizik ju ndihmon të menaxhoni stresin, ankthin dhe depresionin.
Këto janë vetëm disa nga shembujt sesi aktiviteti fizik përmirëson dukshëm shëndetin tuaj. Studime të shumta kanë sugjeruar se aktiviteti fizik ndihmon në disa kancera, përmirëson sistemin imun etj.

Bashkojini të gjitha: Ushtrime dhe dietë e shëndetshme

Aktiviteti fizik, I vetëm, jep shumë pak rezultat nëse ju doni të bini në peshë, por nëse e kombinoni me dietën e duhur (dietë me kalori të reduktuara) efekti është
mbreslënës
Në një studim të publikuar në The Journal of the American Medical Association në Universitetin e Pittsburgh, hulumtuesit dolën në përfundimin se personat që bënin rregullisht aktivitet fizik dhe konsumonin një dietë me pak kalori, ranë në peshë dhe patën përmirësime të dukshme të sistemit kardiorespirator, pavarsisht intensitetit të ushtrimeve fizike.
Një studim tjetër I publikuar në JAMA tregoi se nuk është asnjëherë vonë për të patur benefite nga aktiviteti fizik. Gratë që bënin jetë sedentare mbi 65 vjeç, pasi filluan të ecnin gjysmë ore në ditë, e ulën rrezikun e vdekjes nga çfardolloj sëmundjeje me 50%.

(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete