Thuhet se nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën! Luiz Ejlli i vë vulën thashethemeve, sqaron raportin e Kiarës me nënën e tij

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien e nënës së tij dhe Kiara Titos, gjatë një koncerti në mes të skenës, para qindra fansave, duke hedhur poshtë aludimet se ato të dyja nuk e pëlqejnë njëra-tjetrën.

Gjithçka nisi që pas kurorëzimit të dashurisë së Kiarës dhe Luizit në finalen e madhe të BBV, familjarët e këngëtarit nuk morën pjesë, madje as nënë e tij dhe kjo i bëri fansat të dyshojnë se familja e Luzit është kundër lidhjes së tyre.

Kjo situatë ka vazhduar edhe pse këngëtari ka justifikuar mungesën e tyre, mirëpo së fundmi veprimi i Luzit ka sqaruar çdo gjë mbi raportin mes nënës dhe partneres së tij.

Gjatë një koncerti në kuadër të turit që ai po mban prej ditësh në Amerikë, këngëtari teksa këndonte një këngë popullore në teksti e së cilës thuhet:” Unë nënën tënde nuk do ta idhnoj”, Luizi e ka konvertuar me emrin e Kiarës.

“Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe, çaj me limon”, tha ai teksa këndonte në skenë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 18/06/2023 09:52

    po te ka ngel akrepat e sahetit te kjara .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë