Inter Miami fitoi ‘Campeones Cup’ mbrëmë, duke mposhtur skuadrën meksikane Cruz Azul me rezultatin 2-0. Shënuesi i ekipit të MLS, sigurisht, ishte Lionel Messi, i cili hapi serinë e golave në minutën e 24-të, përpara se ish-lojtari i Real Madridit dhe United, Casemiro, të vuloste fitoren në fund të ndeshjes.
Ky është trofeu i 49-të i fituar nga argjentinasi 39-vjeçar: 10 La Liga, 8 Superkupa Spanjolle, 4 Champions League, 3 Superkupa UEFA, 3 Kupa Bote për Klube, 2 Ligue 1, 2 Kupa Amerika, 1 Kupë Bote, 1 La Finalissima, 1 medalje olimpike, 1 Kupë Bote Under-20, 1 Superkupë Franceze, 1 Kupë e Ligës Amerikane, 1 Mburoja e Tifozëve të MLS, 1 Kampionat i Konferencës Lindore Amerikane, 1 Kupë MLS dhe 1 Kupë Campeones.
Me golin e tij kundër Cruz Azul, Messi u bë lojtari më i shpejtë në historinë e MLS që arriti 100 gola për një klub në të gjitha garat: 100 gola dhe 55 asiste në 114 ndeshje. Për më tepër, ishte goli i 36-të në një finale për fituesin e tetë herë Topit të Artë, duke e çuar totalin e karrierës së tij në 929 gola.








Komente
Komento