Thumana 'u gjunjëzua' nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama publikon pamjet: Së shpejti do të marrë formë një qytezë e re, moderne

THUMANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet për rindërtimin e Thumanës pas tërmetit të 26 nëntorit.

 Në video është dhënë me detaje se në një hapësire prej 15 ha sipërfaqe toke do të ndërtohen 14 pallate, të përkthyera në 278 apartamente si edhe 167 banesa individuale.

Në këtë hapësirë, përfshihen hapësire dhe objekte publike, siç janë parqet, shkolla, çerdhet dhe qendrat shëndetësore.

"Mirëmëngjes dhe me Thumanën që po rilind mbi themele të reja, ku pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, do të nisë së shpejti të marrë formë një qytezë e re, moderne, me një cilësi krejt të re jete për familjet e goditura keqaz nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar, ju uroj një ditë të bukur", shkruan Rama.

Plani i rindërtimit të Thumanës
15 ha truall ndërtimi
37.426 infrastrukturë rrugore
14 pallate, 278 apartamente
167 banesa individuale
3.456 objekte publike që përfshin shkolla, çerdhe, qendra shendetësore dhe komunitare
46.148 hapësirë publike, parqe dhe hapësira sporti
408 parkime

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit