Thumanë-Kashar me pagesë, flasin qytetarët: Po paguajmë, por rruga nuk është cilësore

 

Nga sot, të gjithë ata që do të kalojnë në aksin Thumanë-Kashar do të duhet të paguajnë. Ndërkohë janë afishuar tabelat e çmimeve nga Rinasi për në Kashar dhe nga Rinasi për në Thumanë.

Gazetari Julian Shota ka marrë opionionet e qytetarëve udhëtuan në këtë rrugë. 

“Pagesa nuk është e shtrenjtë, por rruga nuk është cilësore. Rruga ka valëzime, ka luhatje te ura. Të jetë një rrugë cilësore ia vlen të paguash. Unë u futa në aksin Lezhë-Tiranë. Pagesën e bëra me lekë (170 lekë), por mund të paguash edhe me euro”, tha një qytetar për Report Tv.

“Ne vijmë nga jashtë edhe jemi mësuar me këto pagesat e rrugëve. Ka të njëjtat standarde me jashtë, megjithatë ka amortizime se nuk besoj se ka mbaruar si punë. Pagesën bëra me lek”, tha një qytetar tjetër.


Lajmi kryesor:

Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! Nga 250 - 870 Lekë, ja tarifat për çdo kategori mjeti! Sa do paguhet për hyrje daljet në aeroportin e Rinasit


Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Padia për shpifje, GJKKO shtyn për 13 janarin gjyqin e Gazment Bardhit dhe ish-drejtorit të policisë Shkodër, Edmond sulaj

Padia për shpifje, GJKKO shtyn për 13 janarin gjyqin e Gazment Bardhit dhe ish-drejtorit të policisë Shkodër, Edmond sulaj