Thumbat e Bregut: Politikanët e
vegjël s'mbulojnë dot gënjeshtrat

Thumbat e Bregut: Politikanët e<br />vegjël s'mbulojnë dot gënjeshtrat
Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, e cila nuk u rikandidua për zgjedhjet e 25 qershorit ka hedhur kunja ndaj disa politikanëve përmes një statusi në FB.
Kemi biseduar dje për politikanë të vegjël, të cilët nuk e mbulojnë dot zbrazëtinë e mendjes duke mbushur fjalimet politike me lloj-lloj deliresh e yshtjesh megalomanie.

Për ata që duan pushtet e servirin e gëlltisin po aq, gënjeshtrat që i besojnë vetë, madje duke i shitur për suksese të mëdha".

STATUSI
Në bashkëbisedim me studentë të ekselencës për Europën brenda nesh; për të rinjtë dhe për politikën e mirë që duhet të frymëzojë dhe të ruajë identitetin e qartë europian të Shqiptarëve.

Kemi biseduar dje për politikanë të vegjël, të cilët nuk e mbulojnë dot zbrazëtinë e mendjes duke mbushur fjalimet politike me lloj-lloj deliresh e yshtjesh megalomanie.

Për ata që duan pushtet e servirin e gëlltisin po aq, gënjeshtrat që i besojnë vetë, madje duke i shitur për suksese të mëdha.

Kemi folur për sistemin tonë zgjedhor, për këtë fushatë të zbërdhylët dhe grafikun e bjerrë të vlerave sot në politikë.

Edhe për lëkurën e trashë sa të rinoqerontit, – sic thoshte Eleonor Roosvelt, – që duhet të kenë gratë të cilat merren me politikë…

***

Me ftesë të “Rrjetit të Grave për Demokraci, (Ëomen Democracy Netëork), pjesë i Institutit Republikan Amerikan.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet