Ai falënderoi anëtarët e opozitës për prezencën e tyre, por për ata të mazhorancës, që siç duket ishin të paktë, tha me ironi se janë ende në krevat. “Fillimisht dua të falenderoj opozita që merr pjesë në këtë kofnerencë, por nuk po shikoj shumë deputetë të PS, veç dy ose tre. Ministri Çuçi do na shpjegojë pse të tjerët janë akoma në krevat. Dua të di nëse shumica po e merr me seriozitet këtë ceshtje, sa i takon përpodrimit të teknlogji, pasi është me rëndësi që opozita dhe shumica të përfshinhë në këto diskutime”, është shprehur Lu duke moskursyer dozat e ironisë, për mungesën e përfaqësuesve të maxhorancës në konferencë.
Megjithatë, i pranishëm nga shumica parlamentare ishte bashkëkryetari i komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi, bashkë me kolegun e tij të opozitës, Oerd Bylykbashi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com