SHKODËR-Tre persona janë arrestuar për një grabitje dy ditë më parë në lagjen “Vasil Shanto”. Të arrestuarit janë; B.F. 30 vjeç, F. S. 29 vjeç dhe M.Q. 58 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dy ditë më parë ata dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e një 60-vjeçari duke i marrë sasi të konsiderueshme lekësh dhe disa bizhuteri floriri.
Policia vijon hetimet për këtë grup pasi dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera banesash në qytetin e Shkodrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.