VLORË-Dy persona janë arrestuar në qytetin bregdetar për vjedhje, A. M. 32 vjeç dhe E. S. 27 vjeç.
Të rinjtë ishin në kërkim, pasi 19 korrik, pra dy ditë më parë në lagjen "Kushtrimi" në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje një lokal në pronësi të H.S.
Dy personat janë identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe janë prangosur ditën e sotme.
Komento