Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës si autor i vjedhjes së një servisi celularësh në qytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 dhjetor të këtij viti, ku 19 vjeçari duke thyer derën e biznesit ka mundur të hyjë në dyqanin ku ka marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike. Përveç 19 vjeçarit, XH.B policia ka vënë nën hetim edhe një 17 vjeçar i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarje, pasi në momentin që është bërë e mundur thyerja e derës së biznesit, të dy të rinjtë kanë hyrë dhe kanë vjedhur pajisje elektronike.
Pas kontrolleve të kryera të banesat e dy të rinjve, përveç pajisjeve elektronike të vjedhura, janë gjetur edhe sasi të lëndëve narkotike.
“Në vijim, në kuadër të operacionit “Shop”, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, ku janë gjetur 9 aparate celulare të markave të ndryshme, pajisje të tjera elektronike, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza”-thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.