Thyen dyqane dhe dogjën makina, policia arreston 148 tifozë të Paris SG pas finalës së Champions League

Thyen dyqane dhe dogjën makina, policia arreston 148 tifozë të Paris SG pas finalës së Champions League

Humbja e Paris SG në finalen e Champions League kundër Bayern, të zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, nuk ka kaluar pa pasoja në kryeqytetin francez.

Në fakt përplasjes mes 5 mijë tifozëve të Paris SG dhe policisë nisën që para ndeshjes, por ata kulmuan në përfundim të saj teksa ekipi i drejtuar nga Tuchel u mposht 1-0 nga Bayern Mynchen.

Përplasja nisi fillimisht në 'Parco dei Principi', ndërsa më pas u zhvendos në zonën e Champs-Elyseées, ku tifozët ndezën flakadanë e fishekzjarre, thyen dyqane dhe dogjën makinat.

Rreth orës një të ditës së hënë, prefektura e Parisit pastroi zonën, ndërsa tha se për këdo që u kap aty do të vendosen gjoba. Sipas policisë për këto ngjarje u arrestuan 148 persona, të cilët mbi të tjera ishin pajisur dhe me shkopa gome.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)