Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë dalë pozitive për koronavirus. Mjekët janë shprehur se ai është në një grup me rrezik të lartë për shkak të moshës - ai është 74 vjeç - dhe peshës së tij. Trump është klinikisht i shëndoshë por mbipesha është një faktor rreziku për një formë më të rëndë të sëmundjes Covid.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, njerëzit në moshën 65-74 vjeç përballen me një rrezik pesë herë më të madh të shtrimit në spital dhe një rrezik 90 herë më të madh të vdekjes nga Covid-19 krahasuar me të rriturit e të rinjtë midis moshave 18-29 .
Bazuar në të dhënat e muajit prill mbi fizikun e tij, CNN raportoi në qershor se Presidenti Trump peshonte rreth 111kg dhe ishte 1.83 cm i gjatë. Kjo i jep atij një indeks të masës trupore prej 30.5, duke e bërë atë teknikisht obezë.
Trump është gjithashtu mashkull dhe burrat kanë më shumë gjasa të vdesin ose të vuajnë më rëndë nga koronavirusi sesa grate.
Por nuk dihet nëse Trump ka kushte të tjera mjekësore që mund ta fusin atë në grupin me rrezik të lartë.
Sipas të dhënave të fundit të fizikut, presidenti ka pak presion të lartë, nuk vuan nga sëmundje të rënda si kancer, sëmundje të veshkave, diabet ose gjendje të tjera të njohura, për ta vendosur te grupi i njerëzve me rrezik më të lartë.
Mjeku i Presidentit, Dr. Sean Conley tha se trupi i Trump ishte kontrolluar për herë të fundit në muajin prill. Në vitin 2018, mjeku i atëhershëm i Trump Dr. Ronny Jackson tha se presidenti iu nënshtrua një skanimi koronar CT të kalciumit. Rezultati i tij ishte 133, dhe gjithçka mbi 100 tregon se arteriet janë bllokuar të paktën pjesërisht me pllaka. Sipas të dhënave zyrtare mjekësore të Trump, në vitin 2009 rezultati i tij koronar i kalciumit ishte 34 dhe në 2013 ishte 98.
Rezultati prej 133 zbuloi se kishte pasur një grumbullim të qëndrueshëm të pllakave në enët e gjakut të Trump, duke treguar sëmundje të moderuar të zemrës. Por Trump ka marrë ilaçe statine për të ulur kolesterolin.
Sidoqoftë, nuk dihet gjithçka për shëndetin e Trump.
Trump bëri një vizitë të paparalajmëruar në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed më 16 nëntor 2019, duke kaluar pak më shumë se dy orë duke iu nënshtruar testeve shëndetësore. Në memo-n e lëshuar për fizikun e Trump të lëshuar në qershor, mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti iu nënshtrua testeve shtesë në Shtëpinë e Bardhë pas vizitës fillestare në spitalin ushtarak Walter Reed
Lajmi kryesor: