Thyen karantinën e kundërshtuan policinë në Korçë! 3 të arrestuar, 1 procedohet në gjendje të lirë! Njërit i gjendet drogë në banesë

Thyen karantinën e kundërshtuan policinë në Korçë! 3 të arrestuar, 1 procedohet në gjendje të lirë! Njërit i gjendet drogë në banesë

3 persona janë arrestuar dhe 1 tjetër po procedohet në gjendje të lirë, pasi kanë thyer karantinën dhe kanë kundërshtua forcat e policisë gjatë ndalimit të tyre. Arrestimet janë kryer në Korçë gjatë kontrolleve të policisë për respektimin e masave të vendosura për COVID-19 dhe goditjen e paligjshmërisë. Njërit prej të arrestuarve iu gjet edhe një sasi lënde narkotike dhe fara kanabis në banesë.

Konkretisht në fshatin Bulgarec të Korçës janë arrestuar dy persona,të cilët lëviznin pa autorizimin përkatës. Shtetasit  G. A., 35 vjeç dhe M. A., 34 vjeç, gjatë shoqërimit të tyre për në ambientet e Komisariatit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Të dy këta shtetas u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik".

Gjithashtu në aksin rrugor Podgorie-Korçë, u konstatuan duke lëvizur jashtë fashës së lejuar, me mjetin tip "Benz" shtetasi L. J., 35 vjeç, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar mjetin dhe shtetasi M. Xh., 22 vjeç, pasagjer. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet dhe më pas në banesën e M. Xh., iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis si dhe fara kanabis, ku dyshohet se ky shtetas po përgatitej për t'i kultivuar.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Xh., për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L. J., për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 18/04/2020 16:08

    Vetem Enveri u erdhi hakut fshatareve se ndryshe nuk behene njerëz . Vetem ai i shqepi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat