Thyen xhamat e një restoranti dhe kundërshtuan policët, arrestohen dy vëllezërit në Dibër

Thyen xhamat e një restoranti dhe kundërshtuan policët, arrestohen dy vëllezërit në Dibër

Foto ilustruese

Dy persona, vëllezër, janë arrestuar ditën e sotme në Dibër, të akuzuar për shkatërrim prone dhe kundërshtim të efektivëve të policisë. Mësohet se në pranga kanë rënë Bastri Sula 29 vjeç dhe Sabri Sula 22 vjeç.

Ata akuzohen se në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë thyer xhamat e një biznesi privat 'Bar-Restorant', dhe gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë  për shoqërimin në komisariat të tyre, dy vëllezërit  kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër, për veprat penale "Shkatërrim prone", dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje