Thyhet siguria e Shtëpisë së Bardhë
një person arrin të futet në kopësht

Thyhet siguria e Shtëpisë së Bardhë<br />një person arrin të futet në kopësht
Shërbimi sekret amerikan ka arrestuar një person pasi hyri në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

Ai u ndalua pranë hyrjes jugore të ndërtesës ku qëndrojnë shpesh presidenti Donald Trump dhe të ftuarit e tij.

Sipas raporteve ai mbante një çantë shpine dhe kishte mundur të kalonte gardhin për t’u hedhur nga muri i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas CNN, ai nuk ishte kërcënim për rojet e sigurisë, pasi nuk u gjet asgjë e dyshimtë në çantën e tij të shpinës.

Praktika standarde konsiston në dorëzimin e këtyre prishësve të qetësisë në departamentin e policisë. Nuk është dhënë ende një konfirmim nga Shtëpia e Bardhë rreth incidentit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit