Legjenda e futbollit Lilian Thuram në Tiranë si autor, rrëfimi për racizmin: E provova në lëkurë! Futbolli, tani e ndjek në rolin e babait

Në stendën e Botimeve Papirus, teksa jep autografe për librin e tij "Mendimi i bardhë", i pëlqen të shkëmbejë dy fjalë me dashamirësit e tij. Legjenda franceze e futbollit, Lilian Thuram, vizitën e parë në Shqipëri e shënon në petkat e autorit.

“Të jem i sinqertë ishte një surprizë për mua. Në këtë vizitë të parë e gjej qytetin shumë të bukur, dhe njerëzit të qetë. Por, çka më pëlqen shumë, që tashmë e kam kthyer në ritual kudo që shkoj, është të provoj kuzhinën e vendit që vizitoj dhe ushqimi këtu ishte shumë i mirë , pra ndihem mirë”, shprehet ai.

Kontakti i drejtpërdrejtë me lexuesit e dashamirësit e tij në Shqipëri e gëzon.

“Pra së gjithash u ndjeva shumë i lumtur dhe krenar, kur botuesi më tha se donte ta sillte librin në shqip. Është e natyrshme që kjo të ndodhë në Itali, Spanjë, Portugali e vende të tjera ku kam luajtur futboll, por këtu ishte befasuese, njësoj si entuziazmi i njerëzve. Ishin të shumtë në numër, çka më lumturoi pa masë”, shprehet Thuram.

Kampion Evrope, bote, fitues i kupës së FIFAS, në futboll ka bërë histori... Por, i ardhur nga një familje e varfër, e duke njohur plagët që lë diskriminimi racor, ai prej kohësh është bërë aktor kyç në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Është kjo pjesa humane, që reflekton edhe në këtë botim, si dhe në ndalesën në Sofanë e Panairit.

“Shumë njerëz mendojnë që të flasësh për racizmin është diçka shumë e vështirë. Unë mendoj që në këtë rast ata duhet të vetëdijesohen që pas kësaj teme ka një histori të gjatë. Kur thua një njeri i bardhë, apo i zi..., kjo ndarje ka pas një histori, idetë politike që kanë krijuar njerëzit se ka një racë të bardhë, që shihet si superiore, e mandej raca e verdhë, e kuqe dhe e zeza që shikohet si shumë inferiore. Ne jemi frut i kësaj historie, e cila duhet njohur, njësoj si historia e seksizmit. Përgjatë shekujsh, por edhe sot, njerëzit kanë krijuar idenë se burrat janë superiorë karshi grave. Por, për ta mposhtur një mendim të tillë  fillimisht duhet njohur historia, dhe racizmi është e njëjta gjë, ndaj ky libër të udhëzon se si të ndryshohet kjo ide. Është çështje kulturore të mendosh se një i bardhë është superior. Madje kjo ndodh jo vetëm tek njerëzit e bardhë, edhe ata me ngjyrë mendojnë kështu. Përshembull në Afrikë ka shumë njerëz që bëjnë çdo gjë për të pasur një lëkurë më të qartë. Por duhet të kuptosh se pse njerëzit e bëjnë këtë. Kjo ndodh sepse brez pas brezi është përçuar ideja se të jesh i bardhë është më mirë, që të jesh burrë është më mirë. Dhe unë them, që për të kuptuar më mirë këtë, duhet kuptuar historia” , shton ai. 

Në librin e tij, Thuram, e gjurmon problemin që në origjinë, nga kolonizmi, skllavëria, se si lindi në të shkuarën dhe si ndan edhe sot mendimi i bardhë, frut i paragjykimeve që ai vet i ka provuar në lëkurë...

“Me siguri që kur një njeri shikohet si i zi, gjykohet apriori nga lëkura. Ndonjëherë disa njerëz kanë nevojë për këtë që të ndihen mirë. Përshembull kur isha lojtar futbolli, kur tifozët bënin imitime të shimpanzesë, çfarë po tentonin të më thoshin: Shiko se ti je i zi, dhe ne jemi më të mirë se ty. Por, unë duke e njohur historinë e racizmit, e dija se ishin ata që kishin probleme dhe jo unë. Por duhen edukuar këta njerëz se racizmi, njësoj si seksizmi, si homofobia, janë forma dhune ndaj duhen kujdes. Në fund kemi të bëjmë me njerëz të aftë për të dhunuar njerëz të tjerë vetëm se ndihen superior.

I tërhequr prej futbollit, 'stafetën' e suksesit e mbajnë tanimë dy djemtë e tij. Marcus dhe Kephren ecin në gjurmët e babait.

“Tashmë unë nuk luaj më, jam shumë i vjetër, por bëj rolin e babait për dy djemtë e mi, njëri luan me Interin dhe tjetri me Nice-n”, thotë ai

Prej vendit tonë do të largohet me emocione pozitive, duke premtuar rikthimin.

“Më kanë folur shumë për bregdetin tuaj, më kanë thënë se është shumë i bukur. E rëndësishme për mua mbi të gjitha është që ndihem mirë këtu. Dhe shumë francez më kanë thënë se duhet të kthehem me bashkëshorten, për të kaluar më shumë kohë këtu, për të parë malet që janë të mrekullueshme”

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 17/11/2023 04:05

    keta zazaket qelben ne ere,,mos i fusni ne shqiperi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty