'Ti më ke thënë 100 herë komunist mua dhe ja ku jam!', Ruçi përplaset me Alimadhin, deputeti: Ne ballistët i duam gratë t'i kemi në shtëpi dhe jo si ju maleve!

 

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate në Kuvend. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është përplasur me deputetin Adriatik Alimadhin.

Shkak u bë Taulant Balla i cili ju drejtua deputetit Adriatik Alimadhi si ballist, ndërkohë që ndërhyri edhe Ruçi.

Kreu i Kuvendit i tha Alimadhit që nuk ka asrye për tu mërzitur pasi edhe vetë ai e etiketuar kryeparlamentarin qindra herë si komunist dhe ai vazhdon të jetë i ulur në atë karrige.

Balla: Sa më shumë gra në politikë aq më e mirë bëhet politika. Ju ballistët jeni kundra, unë si socialist do të doja që gjysma e kësaj salle të ishin gra. Keqardhje që PD-LSI nuk e kanë kuptuar ende që jetojmë në gjeneratën e forcës së grave në politike.

Ruçi: Këtu mbyllet debati për projekt vendimin për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet. A ka mundësi të mbaroj unë një herë? S’është sharje po the ballist. Pse je i kompleksuar, ti më ke thënë 100 herë komunist mua dhe ja ku jam. Që s’jam komunist. Ti je ballist edhe të vjen rëndë kur të them ballist. Ç’ke ore ?Pra, këtu mbyllet projekt-vendimi për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill.Po, çfarë replike ke akoma për ballistin? Urdhëro!

Alimadhi: Faleminderit z.kryetar. Zoti Balla, në fakt juve u lëshuat të gjithë nga një diskutim që bëri kolegia Dhimitri.Nuk e shikoj as më shumë, e as më pak të një mendësie që doni të poshtëroni të tjerët me mënyrën sesi flasin. Pas asaj e mori fjalën zonja Kodheli, zonja Hysi, zonja Balluku, më pas e mori fjalën zoti Balla. Po pse ore ju do t’i mësoni kolegët deputetë se si duhet të flasin? Pra kjo është mendësia komuniste që juve ju trashëgoni, ju doni që të flasin kolegët deputetë siç flisni ju. Po lërini ore zotërinj të flasin, në fund të fundit opinioni publik, shoqëria shqiptare do t’i dëgjojë ata dhe ajo le t’i bëjë dalje. Jo ju! Pra ju ju duket mendësinë, shoqërinë, institucionet gjithçka e doni ta poshtëroni mendjen njerëzore. Pse kështu? Zoti Balla, ne ballistët në fakt i duam gratë, por i duam t’i kemi në shtëpitë tona dhe nuk i duam t’i kemi nëpër male për ta kuptuar mirë ti këtë.

 


Lajmi kryesor:

Manastirliu: Hapim spitalet COVID në Durrës e Shkodër! Sot vijnë 7020 doza vaksina nga Pfizer! Murrizi dhe Gjoni mbrojnë mjekun Prifti: Peshqit e mëdhenj, politikanët


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar