-
Zbulohen 4 akuzat për mjekun Edvin Prifti! SPAK: Mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, i sekuestrohen 1.1 mln euro, 256 mijë € ishin cash në banesë e zyrë
Pas 4 viteve hetim SPAK dërgoi për gjykim dosjen për kardiokirugun e njohur Edvin Prifti, ish shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ndaj tij rëndojnë 4 akuza: nga korrupsion në 7 raste, tek vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.
13 Shkurt 2024, 10:22 -
SPAK i komunikon kardiologut Edvin Prifti akuzat për korrupsion dhe pastrim parash
Mjekut Edvin Prifti i janë komunikuar sot akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Pas më shumë se 3 orësh në ambientet e SPAK ku u paraqit i shoqëruar nga avokati i tij, Prifti po hetohet për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
8 Shkurt 2024, 12:18 -
Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, mjeku Edvin Prifti mbetet i pezulluar! Nuk e ushtron dot profesionin! Kardiologu: Do prish provat me operacione zemre?
Një vit e gjysmë pas akuzave për korrupsion e pastrim parash kardiologu Edvin Prifti ende nuk e ka fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut. Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi pezullimin për ushtrimin e profesionit për kardiokirurgun.
24 Qershor 2022, 13:15 -
I është sekuestruar 1 mln euro për korrupsion, mjeku Edvin Prifti i kthehet profesionit
Pas 1 viti, kardiologu, Edvin Prifti i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ka fituar të drejtën për të shërbyer si mjek. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Nga sa raportohet, GJKKO ka pranuar kërkesët e Priftit, teksa SPAK ende nuk ka përfunduar hetimet.
16 Shkurt 2022, 11:19 -
Kronikë
I është sekuestruar 1 mln euro për korrupsion, GJKKO i refuzon këkesën për t’i rikthyer paratë, mjeku Edvin Prifti: Gjykata ka frikë të pranojë prova se i prish vegjetimin
Në total sekuestro e pasurisë nga SPAK ndaj mjekut Edvin prifti ka shkuar në 1 milionë euro. Ai e ankimuar këtë vendim, por i është refuzuar nga apeli i GJKKO, duke e lënë në fuqi sekuestron.
8 Nëntor 2021, 10:42 - Kronikë
-
Kronikë
I hetuar nga SPAK për korrupsion por i vlerësuar me çmime në SHBA, mjeku Edvin Prifti jep përgjigje: Sadisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim, nuk më uroi askush
Kardiokirurgu i njohur Edvin Prifti i akuzuar dhe në hetim nga SPAK për korrupsion ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook duke treguar çmimin dhe vlerësimin nga SHBA.
8 Shtator 2021, 00:06 -
Kronikë
Në kërkim të provave të reja, SPAK zgjat me 1 muaj hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë! Zgjaten me 6 muaj për mjekun Edvin Prifti
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zgjatur me një muaj hetimet për për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë. SPAK i ka zgjatur hetimet me qëllim për të pasur më shumë kohë për të kërkuar prova të tjera në lidhje me ish-gjyqtares dhe bashkëpunëtorëve të saj. SPAK ka kërkuar zgjatjen me 6 muaj të hetimeve edhe për mjekun Edvin Prifti i cili doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës.
6 Gusht 2021, 13:27 -
Kronikë
Iu konfiskua 1 mln euro pas akuzave për korrupsion e pastrim parash, habit gjykata i jep të drejtën mjekut Edvin Prifti t'u japë mësim studentëve
Vetëm pak ditë më parë pasuria e konfiskuar nga SPAK në drejtim të mjekut Edvin Prifit ka kapur shifrën e 1 milion eurosh dhe po hetohet me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, por kjo nuk ka penguar Apelin e Gjykatës Speciale kundër korrupsioni t'i japë atij të drejtën për të ushtruar profesionin e mësimdhënies në universitetin publik të Mjekësisë.
26 Maj 2021, 12:11 -
Kronikë
Nën akuzë për korrupsion e pastrim parash, shkon në 1 mln euro pasuria e sekuestruar nga SPAK për mjekun Edvin Prifti: Paraqiste fatura false për të mos paguar tatim
Shkon në 1 milion euro cash partatë të sekuestruara kardiologut Edvin Prifti nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO. Ai po hetohet për korrupsion ndërsa dyshohet se me dy kompani fiktive ka pastruar paratë duke i futur në banka. Shuma e sekuestruar sot është prej 51.479.368 Lekë dhe shumën prej 177.497 Euro ose në total mbi 73 milionë lekë. Më herët mjekut Edvin Prifti i është sekuestruar edhe 380 mijë euro.
14 Maj 2021, 15:26 -
Kronikë
Report TV siguron përgjimet/ 'Doktori i do euro...bëj gati 5-mijëshet dhe 10-mijëshet për spital', SPAK kërkon kthimin në qeli të mjekut Edvin Prifti
Sipas SPAK kardiologu Edvin Prifti duhet të rikthehet në burg, pasi jo vetëm ka bërë korrupsion por ka ngritur një skemë evazioni fiskal për të shmangur tatimet duke prerë fatura false. Është kjo kërkesa e prokurorit Altin Dumani dorëzuar me rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila ende nuk ka marrë një vendim.
14 Prill 2021, 11:42 -
Përdorte 2 kompani transaksione fiktive bankare, nis verifikimi për evazion fiskal ndaj Evdin Priftit! SPAK do ankimojë lirimin e tij
SPAK do të ankimojë vendimin për lirimin e mjekut kardiokirurg Edvin Prifti. Report TV mëson se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë për rekurs, për vendimin e GJKKO-së.
5 Mars 2021, 12:11 -
U kap me 380.000 € cash dhe përgjime për korrupsion, Apeli i GJKKO liron mjekun Edvin Prifti, gjyqtarja Enklejda Hoxha mbetet në burg
U arrestua për 380 mijë euro të pajistifikuara, Apeli i Gjykatës së Posaçme liron kardiologun Edvin Prifti. Në Apel është rrëzuar kërkesa e SPAK për mbajtien e tij në burg edhe pse janë paraqitur prova për korrupsion dhe denocime të reja nga qytetar që pretendojnë se kanë paguar para për kurimin e të afërmve
2 Mars 2021, 11:37 -
'Dvorani kampion i anti-korrupsionit', Rama thumbon Metën: SHBA mesazh për të! Arrestimi i gjyqtares dhe mjekut që rropi dynjanë fryt i 'drejtësisë së re'
Nga Berati ku u shfaq në krah të ish-deputetit të LSI-së, Nasip Naço, kryeministri Edi Rama komentoi dhe njëherë vlerësimin e Ardian Dvoranit nga SHBA, duke thënë se ky është mesazh për Presidentin Ilir Meta i cili e ka sulmuar gjyqtarin.
26 Shkurt 2021, 09:05 -
Hidhet shorti në Apel, kush janë kolegët që do shqyrtojnë ankimimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha
Hidhet shorti në Apelit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Trupa e gjyqtarëve do të kryesohet nga Nertina Kosova, dhe Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj. Ato do të gjykojnë ankimimin në Apel të gjyqtares, mjekut Edvin Priftit dhe 11 të tjerëve.
24 Shkurt 2021, 10:55