TIBET - Forcat e shpëtimit janë duke punuar për të gjetur 83 minatorët e bllokuar nëntokë nga një rrëshqitje dheu pranë kryeqytetit të Tibetit, Lhasa sipas mediave shtetërore kineze. Ndërsa 13 minatorë të tjerë janë shpëtuar pas një operacioni të vështirë shpëtimi.
Televizioni shtetëror ka raportuar se më shumë se 2000 punonjës të emergjencave janë dërguar në vendngjarje ku rrëshqitja e dheut përfshiu zonën e cila ndodhet në një lartësi prej 4600 metrash mbi nivelin e detit.
Miniera e cila ndodhet në veri-lindje të vendit, menaxhohet nga kompania shtetërore “Tonghua Mining Group për të nxjerrë baker ashtu si dhe pak argjend e flori.
Media shtetërore raporton se pjesa më e madhe e punonjësve ishin të etnisë Han (kineze), ndërsa dy prej tyre ishin të etnisë tibetiane.
Shumica e tyre thuhet se janë punëtorë emigrantë nga provincat Yunnan, Guizhou dhe Sichuan.
Kritikët thonë se interesa e Pekinit janë rritur për të eksploruar rajonin e Tibetit e pasur me minerale dhe sipas qeverisë kineze investimetet në vend do rrisin standartet e jetesës për banorët lokalë tibetianë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com