TIFF, Elezi:Mungon kinemaja për
filmat,në DVD humbasin cilësinë

TIFF, Elezi:Mungon kinemaja për<br />filmat,në DVD humbasin cilësinë
Edicioni i 14-të i Tirana Film Festival që ka nisur me një pjesëmarrje të madhe mbrëmjen e së enjtes po vijon shfaqjen e filmave interesantë, por në salla të papërshtatshme.
 
Edhe pse ky edicion i festivalit është i pasur me prurjet e filmave të regjisorëve më të njohur botëror, një pjesë e mirë e shfaqjeve  rrezikojnë të ngelen jashtë vëmendjes së publikut.
 
Regjisorja e njohur Iris Elezi, bashkëpunëtore e këtij festivali shprehet e revoltuar për filmat që jepen një salla konferencash.
 
shtë edicioni i 14 dhe TIFF konsiderohet festivali më i rëndësishëm në atdhe dhe është shumë e trishtueshme që 8 filma të regjisorëve të mëdhenj të ndodhen të stivuara në vend që të shfaqeshin në ekranin e madh të kinemasë.
 
Trishtim, që ne nuk kemi një kinema që artdashësi të shikojë këto filma të fundit, si mundet që ta ndjekë nga një hapësirë te tjetra.
 
Është për të ardhur keq që po përfundojmë në projeksione dixhitale
" tha ajo.

Mungesën e kinemasë nuk e mohon as vet drejtori i festivalit Agron Domi, i cili shpreh keqardhjen, jo vetëm për dëmin që i bëhet festivalit, por edhe për faktin se Tiranës i mungon një kinema publike

 "Institucionet përkatëse nuk kishin buxhet për të siguruar një kinema , ne nuk kemi mundësi për të siguruar rreth 15-18 mijë Euro.
 
Në Tiranë mungon një kinema publike për fat të keq, nëse do të ishte ne do ta mbanim gjatë gjithë vitit me programe interesante.
 
Ata kanë pranuar TIFF-on TUR për duke lënë filmin e tyre edhe gjatë vitit shërben për të bërë tur në publik
" tha ai.
 
Pavarësisht vështirësive të shfaqjes së filmave, Agron Domi këmbëngul në ruajtjen dhe vazhdimësin e festivalit të filmit. 

irsi

irsi

irsi



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë

Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë