Tifozët i mbyllin derën Tiranës
pas dështimit: Dorëzoni fanellat

Tifozët i mbyllin derën Tiranës<br />pas dështimit: Dorëzoni fanellat
Tirana në krizë dhe kaos. Pas largimit të trajnerit Magani, tani rrezikon të humbasë edhe tifozët, pasi besimi i bardhebluve te ekipi është në nivele minimale pas dështimit në Kupë, kampionat, por edhe pjesëmarrjes në Europë.

Kjo ka bërë që tifozët të mbyllin dyert e kompleksit ‘Skënder Halili” në seancën e parashikuar për t’u zhvilluar të martën në orën 16:00. Tifozët pas kyçjes së portës së Skënder Halilit” kishin vendosur mbi kangjella disa pankarta “Staf, drejtues dhe lojtarë, jepni dorëheqjen”, “Tirona jonë nuk shitet, jepni fanellën”.

Tifozët të irrituar pas dështimit u kanë bërë thirrje lojtarëve që të dorëzojnë fanellat, pasi nuk i meritojnë, teksa sipas tyre nuk janë angazhuar maksimalisht me shpirt në fushë. Dështimin në edicionin e Tiranës e shton edhe fakti që nuk arriti që të fitonte asnjë ndeshje derbi përballë Partizanit.
tirana
Pas ngjarjes ka reaguar edhe klubi përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë në rrjetet sociale. “Seanca e parë për javën e parashikuar të zhvillohej sot pasdite në "Skënder Halili" është anuluar.
tirana
Tifozë bardheblu të revoltuar për mënyrën se si po mbyllet sezoni kanë mbyllur dyert e kompleksit stërvitor për të mos lejuar zhvillimin e përgatitjeve. KF Tirana ka mirëkuptuar këtë situatë të krijuar dhe ka anuluar stërvitjen duke i kërkuar ndjese publike tifozëve me premtimin se shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë