Tifozët serbë sërish thirrje fyese
në fushën e blertë: Vritini shqiptarët

Tifozët serbë sërish thirrje fyese<br />në fushën e blertë: Vritini shqiptarët
Serbët nuk ndalin koret raciste ndaj shqiptarëve në futboll. Kanë qënë tifozët famkeq serb të Delije të cilët gjatë ndeshjes Cukaricki-Crvena Zvezda kanë bere thirrje fyese ndaj shqiptarëve.

 "Therni, therni, shqiptarët, vritni, vritni, shqiptarët", u dëgjuan thirrjet e grupit huligan serb në minutat e para të ndeshjes 

Gjyqtari i ndeshjes Dejan Filipoviq ka ndërprerë ndeshjen për dhjetë minuta, kohë gjatë së cilës u ka kërkuar tifozëve që të ndalin thirrjet raciste kundër shqiptarëve.

Megjithatë edhe pas ndërprejes së lojës duket se asgjë nuk ka ndryshuar, tifozët kanë nisur sërish duke mos u ndalur deri ne përfundim të ndeshjes e cila u fitua nga Cukaricki me rezultat prej 2:0. 

Duket se serbët do të vazhdojnë thirrje të tilla raciste ndaj shqiptarëve për aq kohe sa Federata Ndërkombëtare e Futbollit nuk do të marë masa të rrepta ndaj kësaj situate.

Kujtojmë këtu se edhe federate daneze i ka dërguar para pak ditësh federates serbe një kërkesë për mospranimin e tifozëve serb në Danimarkë për ndeshjen e 13 qershorit të këtij viti, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret ‘Europian 2016’ duke i cilësuar të rrezikshëm dhe autorë të akteve të përsëritura të huliganizmit.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë