Tifozat 'Kuq e Zi' festojnë 19 vjetorin e themelimit: Qëllimi mbetet bashkimi kombëtar

Tifozat 'Kuq e Zi' festojnë 19 vjetorin e themelimit: Qëllimi mbetet bashkimi kombëtar

Ndeshja Shqipëri-Itali

Sot shënohet 19 vjetori i krijimit të tifogrupit ‘Tifozat Kuq e Zi’. Përgjatë gjithë kësaj kohe, grupimi i tifozëve ka mbetur besnik ndaj kombëtares së Shqipërisë duke e mbështetur në çdo ndeshje të zhvilluar si në fitore po ashtu edhe në humbje.

Me anë të një postimi në facebook, ata kanë shkruar se qëllimi mbetej bashkimi kombëtar, si ideal i trashëguar nga të parët.

“Sot, Tifozat Kuq e Zi mbushin 19 vite nga themelimi me përkulje dhe falënderime çdo anëtari dhe mbështetësi në këtë rrugëtim fisnik, ku qëllimi i vetëm ishte dhe vazhdon të jetë t’i mbledhim rreth vetës të gjithë tifozët shqiptarë dhe unifikim drejt idealit tonë të përbashkët, të trashëguar nga të parët tanë e që asht bashkimi kombëtar. Andaj, ju ftojmë të gjithë ju të na bashkëngjitni në ketë rrugëtim”- shkruhet në njoftimin e bërë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI