Tifozat Kuqezi sfidojnë FSHF, dalin
 biletat për miqësoren me Austrinë

Tifozat Kuqezi sfidojnë FSHF, dalin<br /> biletat për miqësoren me Austrinë
Federata Austriake e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen miqësore që do të zhvillojë përballë Shqipërisë në mars. Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion 4 mijë vende dhe duhet të paguajnë nga 8 - 24 euro biletën. Fëmijët nën moshën 14 vjeç do të paguajnë 8 euro, ndërsa biletat e tjera do të kushtojnë 19 - 24 euro.

Pjesa më e madhe e tifozëve tanë do të akomodohen në sektorin F, i cili ka rreth 3 mijë vende, ndërsa rreth 1000 të tjerë do të jenë në një pjesë të vogël në sektorin A1.

Ndeshja ndaj Austrisë pritet që të përsërisë atë që ndodhi në Genova ndaj Italisë, ku në stadium ishin më shumë shqiptarë, pasi në Vjenë, por edhe shtet e tjera nga Gjermania dhe Zvicra, pritet të udhëtojnë shumë tifozë kuqezi për të ndjekur kombëtaren.

Sfidohet Duka
Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare të futbollit edhe pas krijimit të klubit të kombëtares nga FSHF vazhdon që të sfidojë nismën e qeverisë së futbollit shqiptar.

Përmes një njoftimi, TKZ njoftojnë se “zyrtarisht kemi hapur anëtarësimet e reja për sezonin e ri eliminator “Kupa Botërore 2018”. Anëtarësimi është 10 € dhe zgjatë deri me përfundimin e ciklit eliminator”.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës