Tifozët e Partizanit: Duam titullin dhe kupën, mjaft me fjalë!

Tifozët e Partizanit: Duam titullin dhe kupën, mjaft me fjalë!

Tifozët e Partizanit

Tifogrupi i Partizanit, “Ultras Guerrils”, rreth dy javë nga fillimi i sezonit të ri të Kategorisë Superiore, ka reaguar në lidhje me merkaton e ekipit të tyre, dhe me përforcimet që janë bërë.

Sipas tyre, merkato është e vakët dhe aspak cilësore, gjë që po çon në përsëritjen e të njëjtat gabimeve të sezonit të kaluar. Ata shprehen se nuk presin më, dhe duan titullin dhe kupën këtë sezon.

POSTIMI I “ULTRAS GUERRILS”:

Për momentin klubi është mjaftuar me një merkato të vakët, pa ndërhyrje të forta për përforcime në pozicionet ku skuadra ka nevojë, dhe me emra te paafirmuar.

Per te mos i hyre teknikaliteteve apo per te mos marre rol specialistesh mjaftohemi me kete koment. Nderkohe qe ajo qe na duket me shqetesuese eshte mungesa e deklarimit te objektivave dhe shmangia totale nga drejtuesit kur vjen puna tek marrja e pergjegjesive.

Drejtori dhe drejtuesit duhet te dalin te marrin pergjegjesi per lojtaret e afruar, per objektivat, dhe te impenjohen maksimalisht per arritjen e objektivit titull dhe kupe.

Eshte e pa tolerueshme te shohim nje perseritje te gabimeve te sezonit te kaluar kur mendjemadhesia dhe njekohesisht mendjelehtesia drejtuese me eksperimentimet dhe gafat na coi ne nje sezon te deshtuar totalisht.

Kjo eshte nje rikujtim pasi kemi qene deshmitare te shume gabimeve dashakeqe apo jo, dhe qe vit pas viti perseriten nga aktore te ndryshem.

Me pak fjale, thirrja e fundit: Duam titullin dhe kupen ! Nuk ka me kohe e vend per fjale te bukura.

Dje, sot, perjete !

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025