Tifozët i hapin probleme, UEFA gjobë të majme për Vllazninë

Tifozët i hapin probleme, UEFA gjobë të majme për Vllazninë

Flakadanët e tifozëve të Vllaznisë

Vllaznia u eliminua nga turi i parë i Conference League. Linfield ishte shumë e fortë për shkodranët, që nuk mundën të kalojnë më tej. Veç largimit nga Evropa, tanimë klubi kuqeblu do duhet të përballet me një gjobë nga UEFA.

Ka qenë Komisioni i Disiplinës në këtë institucion që ka gjobitur me 4.500 euro klubin shqiptar. Disa flakadanë të tifozëve në fundin e takimit në Shkodër, ka bërë që Vllaznisë t'i kushtojnë shtrenjtë mjetet piroteknike.

Gjoba do duhet të paguhet brenda 90 ditësh, kjo sipas rregullave nga UEFA. Kujtojmë se shkodranët humbën 3-1 në transfertën e Irlandës së Veriut, ndërsa fitorja 1-0 në "Loro Boriçi" nuk i kaloi më tej djemtë e Migen Memellit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë