Tifozët ‘Kuq e Zi’ bashkë me ‘Vullnetarët për Atdhe të pastër’ ndërmarrin aksionin për pastrimin e bregdetit të Jonit

"Tifozët Kuq e Zi" në bashkëpunim me "Vullnetarët për Atdhe të pastër" kanë ndërmarrë një aksion pastrimi të bregdetit jonian.

Ata kanë zgjedhur një nga zonat e ndotura, ku dora e njeriut nuk është ndalur për të hedhur plehrat vend e pa vend.

Qëllimi i këtij i aktiviteti ka qenë pjesë dhe e promovimit të kësaj zone, por edhe për t'i ftuar turistët të pushojnë në Shqipëri.

Njëkohësisht dhe një thirrje për instancat përkatëse për të bërë pastrime të herë pas hershme, por dhe për të shtuar koshat dhe tabelat orientuese.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 200 aktivistë, ku janë mbledhur rreth 550 thasë me plehra edhe 180 goma të nxjerra nga deti apo dhe nga bregu i tij. Aktivistët shpresojnë  me këtë iniciativë edhe qytetarët të ndërgjegjësohen dhe mos ta ndotin akoma më shumë vendin tonë të dashur.

1623658298_Screenshot2.jpg

1623658310_Screenshot3.jpg

1623658320_Screenshot1.jpg

Pamje nga aktiviteti i Tifozëve Kuq e Zi

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?