'Tifozat Kuq e Zi' përplasen me policinë përpara stadiumit, shoqërohen disa persona (VIDEO)

Humbja e Kombëtares kundër Lituanisë është pasuar nga një incident para stadiumit Air Albania. Disa anëtarë të grupimit ‘Tifozat kuq e zi’ janë mbledhur dhe kanë nisur të brohorasin në mbështetje të kombëtares, por kjo ka sjellë një përplasje me policinë që tentoi t’i shpërndante për shkak të masave anti COVID. Për pasojë ka patur disa shoqërime, që konfirmohen nga vetë ‘TKZ’. Pas incidentit ata bënë thirrje për lirimin e shokëve, me pretendimin se ishin conform çdo rregulli.

Reagimi i plotë i TKZ-së

"Pas ndeshjes disa prej anëtarëve tanë u arrestuan në afërsi të stadiumit "Air Albania". Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të djemëve, të cilët u arrestuan për shkak se vajtën tek stadiumi për të përkrahur ekipin pas kësaj humbje katastrofale. Ndonëse mbanin distancë dhe duke respektuar rregullat, ata u arrestuan pa as më të voglin shpjegim.
Nëse policia do ishte kaq e rreptë si me ne për distancimin social të vepronte njëjtë dhe me dasmën e Odise Roshit ndoshta sot s'do ish nevoja të shkonim aty fare."

Me sa mëson Report Tv pak orë pas shoqërimit janë liruar nga komisariati të gjithë ‘Tifozët Kuq e Zi’.

1599543370_POLICIA.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spiro: 08/09/2020 13:05

    Po cjane kta tifoza qe kur humbet kombetarja bejne tifozllek kta jane rremujaxhinj kjo kombetare eshte per ti hedhur qurret jo te behesh tifoz me ta hajde de te kishin fituar dhe ti prisnin me brohoritje kur te dilnin Tung

    Përgjigju
  • Ilo: 08/09/2020 10:41

    Ej djema mos u merzotni kur te hapet stadiumi dhe kur Duka te dale te kerkoje tifozllik dhe leke duke shitur biletat i thoni hyp ketu te berryli e shiko Lituanine, nuk ka nevoje te rrifemi police.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia