Tifozët në radhë për biletat e derbit: Ia vlen të presim për ekipin e zemrës, thyerjen e stolave nuk e honepsim dot (VIDEO)

Të rralla janë rastet kur futbolli shqiptar vë në rradhë tifozët për të blerë një biletë. Por më shumë se askush tjetër fuqinë për ta bërë këtë e ka derbi që luhet ditën e premte mes Tiranës dhe Partizanit. Deri mesditën e sotme, dy ditë para ndeshjes, janë shitur zyrtarisht më shumë se 12 mijë bileta. Në dyqanin e FSHF-së pranë rrugës së Elbasanit tifozët sot kanë pritur në rradhë.

Pritët shumë për të marë biletat? Tifozi 1: "Pesë minuta kam pritur." Tifozi 2: "Do presim tani, çfarë të bëjmë, për skuadrën e zemrës ia vlen."

Më kë jeni tifoz? Tifozi 1: “Me Tiranën.” Prisni ta fitojë derbin? “Pres ta fitojë.” Po titullin? “Mundësitë janë 50 me 50 se akoma nuk është e sigurtë.”

Tifozi 2: “Patjetër që jam tifoz i Tiranës. Titullin e pretendojmë sepse o këtë vit o kurrë më.”

Çmendim keni për tifozët që thyen stolat: Tifozi 1: “Aaaaaaaa… këtë punë nuk e honeps dot. Është veprim shumë i ulët. Në shkojmë për të parë spektakël jo për dhunë.”

Tifozi 2: “Duhet të sillën mirë, çfarë të bëjmë tani. Duhet të sillen më mirë most a bëjnë më.”

Tifozi 3: “Është shumë negative dhe duhet ti thërrasin mendjes sepse është pronë e të gjithve.”  

Përsa u përket çmimeve të biletave ata janë njëjtë si në derbin e parë. Variojnë nga 500 lekë deri në 5 mijë lekë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja