Ka qenë historike pjesmarrja jonë në Kampionatin Europian dhe sigurisht që një moment i tillë është përjetuar me një emocion të madh nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, gjinie, krahine.

Nga e gjithë bota janë bashkuar në Francë për të mbështetur Shqipërinë. I tillë është edhe Keni Lumshi vogëlushi shqiptar, me kaçurrela që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave.

I veshur me kostumet tradicionale të Shqipërisë së Jugut vogëlushi i bukur shqiptar kishte vendosur dhe një palë mustaqe ku dukej i adhurueshëm dhe ''burrëror''. 

Por ai nuk ishte i vetëm, shoqërohej nga prindërit dhe vëllai i tij po aq i bukur dhe shumë i ngjashëm me të. Të dy këta ''burra'' të vegjël i kanë dhuruar kombëtares fat dhe kanë zbukuruar shkallët e stadiumit të Lionit. Të vegjël në moshë por ata kanë treguar shumë nga kultura jonë.


vogelushi
vogelushi

vogelushi

vogelushi
Në një foto që babai i vogëlushit ka postuar në facebook shikohet edhe djali me shqiponjën e vizatuar në fytyrë që ka spikatur edhe ai gjithashtu në stadium me ndeshjen me Zvicrën.
vogelushi


Me të tillë tifozëri në stadiume, djemtë e kombëtares na 'detyroheshin' një fitore si ajo e mbrëmjes së kaluar me Rumaninë. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)