Tillerson: Dekreti për emigracionin
jetësor për sigurinë kombëtare

Tillerson: Dekreti për emigracionin<br />jetësor për sigurinë kombëtare
SHBA-Shefi i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson, ka deklaruar se dekreti i ri presidencial i firmosur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është jetësorë për sigurinë kombëtare të vendit.
 
“Dekreti i nënshkruar sot nga presidenti, që mbron kombin kundër hyrjes së terroristëve të huaj në SHBA, është një masë jetësore për të përforcuar sigurinë tonë kombëtare”, është shprehur Tillerson gjatë një konference për mediat.
 
Gjithashtu ai ka shtuar se është detyrë solemne e presidentit të mbrojë vendin dhe popullin amerikan nga çdo kërcënim.
 
Dekreti i ri presidencial ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve nga gjashtë vende me një shumicë popullsie myslimane, por këtë herë nga lista e vendeve të ndaluara është hequr Iraku.
 
Dekreti i parë i nënshkruar nga presidenti Trump për emigracionin është bllokuar nga një gjykatë federale, ndërkohë që pas vendimit të gjykatës Trump ishte zotuar për nënshkrimin e një urdhri tjetër ekzekutiv që ndalonte emigracionin në SHBA.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike