Çifti i njohur Jessica Biel dhe Justin Timberlake, të cilët u lidhën në martesë vetëm një javë më parë nuk janë ende të gatshëm për të bërë fëmijë.

Sipas të burimeve të afërta me çiftin bëhet e ditur se angazhimet e shumta nuk i lejojnë ata të mendojnë për fëmijë.

“Nuk mendoj se ata do të nxitohen. Nuk jam i sigurt nëse ata do të mund të lindin fëmijë.

Justin dhe Jessica qëndrojnë larg njëri-tjetrit për shumë kohë dhe do të ishte e vështirë që të mbahej fëmija pranë tyre, ndërkohë që Justin do t’a dëshironte gjithnjë me vete”,- është shprehur burimi për mediat e huaja.

Timberlake dhe Biel kanë kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë pas 5 vjetësh lidhje.

(xh.k/shqiptarja.com)