Timberlake dhe Biel, shik në
darkën me Presidentin Obama

Elegantë dhe super shik janë shfaqur Justin Timberlake dhe partnerja e tij Jessica Biel në darkën ku ishte i pranishëm Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

 Ata kanë qenë të ftuar në shtëpinë e producentit amerikan Harvey Weinstein, i cili është një nga mbështetësit e fushatës së Presidentit Obama.

justin timberlake

Edhe pse kënga e tij “Suit and Tie” ka thyer rekord ndjekjeje, Justin ka preferuar të shfaqet vetëm me kostum dhe pa kravatë.

Ndërsa Biel është dukur mahnitëse veshur me një fustan të kuq, i cili nxirrte në pah format e saj të tonifikuara.

justin timberlake

Sipas "Hollywood Reporter" Presidenti ka dikutuar mbi tragjedinë e Bostonit duke i ofruar popullit kurajë, guxim dhe zgjidhje.

Obama tha:-“ çfarë duhet të bëjmë që e njëjta frymë të përcillet dhe në politikën dhe në qeverinë tonë?”.

presidenti barack obama

Më tej ai ka thekusar se nuk ka rëndësi nëse njerëzit janë republikanë, demokratë apo të pavarur.

presidenti barack obama

Rëndësi për të ka fakti që ata cilësohen si njerëzit që jetojnë në vendin më të fuqishëm dhe ata duhet të jenë të aftë të përballojnë çfarëdolloj sfidë.

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti